Ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të gjykohet nga arbitra francezë.

Kryesor do të jetë Benoit Bastien, i ndihmuar nga dy asistentët anësorë, Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Edhe arbitri i katërt do të jetë francez dhe bëhet fjalë për Thomas Leonard.

Kjo është hera e parë që Benoit Bastian gjykon Shqipërinë, ndërsa është prej 10 vitesh gjyqtar i FIFA-s.

Ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë, është planifikuar të luhet më 11 Tetor në Pragë, në orën 20:45.

Ky takim, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të Kombëtares, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al