Në Galerinë e Arteve është çelur ekspozita “Nëntori 11” me punime të mëse 30 artistëve shqiptarë. Ky është viti i 11 që një aktivitet i tillë kulturor ekspozohet në kryeqytet . Në ekspozitë binin në sy peizazhet me larminë  e tyre që sollën më afër për publikun natyrën e mrekullueshme dhe zakonet shqiptare. Nuk mungonin as kompozimet abstrakte apo dhe portretet që merrnin spunto nga jeta e njerëzve të thjeshtë deri tel figura të tilla të kulturës shqiptare si At Zef Pllumi, me autor Pashkë Përvathin.

Pashkë Përvathi: “At Zef Pllumi mendoj se përfaqëson një majë të kulturës tonë kombëtare, është detyrimi i çdo artisti, përjetësimi i të tilla figurave ndoshta unë kam kryer vetëm këtë detyrim minimal që çdo artist duhet ët ketë për figurat e mëdha kombëtare. Unë tani ndjehem sikur kam plotësuar një amanet dhe ndjehem shumë mirë dhe shumë i lumtur që kam arritur të realizoj pikturën me portretin e At Zef Pllumit.”

Në edicionin e 11 të këtij viti mes 30 artistëve ishin të ftuar edhe krijues nga fusha e skulpturës. Mëse 100 punime të ekspozuara  në Galerinë e Arteve ngjallën mjaft interes të publiku i pranishëm./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro