Galeria Kombëtare të Arteve ka përuruar linjën e re muzeale, me temë “120 vjet art dhe skulpturë në Shqipëri” që përmban një koleksion të gjerë me veprat e shquara dhe autorët më të spikatur të historisë së artit, që nga fundi i shekullit të XIX deri në fund të shekullit të XX. Në përurimin e saj mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha: “Krijimet e mëdha të shqiptarëve kanë frymëzuar krijues gjenial si Eduard Lear, Delakrua dhe shumë e shumë të tjerë. Në rast se do ta përfytyronim identitetin si një diamant me shumë shtresa në thelbin e tij do të qëndronte kultura.”

Linja e re muzeale përfshin 6 mjedise të përshtatura ku janë ekspozuar vepra artistike në pikturë dhe skulpturë prej viteve 1883-2000, të gjitha pjesë të koleksionit të trashëgueshëm të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Kryeministri Berisha përgëzoi edhe drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve zotin Rubens Shima për përkushtimin që ka treguar në zbatimin e këtij projekti./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle