Ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi ka çelur siparin e panairit te zejtarisë dhe kreativitetit. Ai deklaroi se brenda 6 muajve do të ngrihet dhoma e zejeve, ndërsa theksoi se janë ndërmarrë nisma për mbrojtjen e prodhimit vendas.
Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgiminë tonë. Bizneset familjare të zejeve, lehtësi financiare. Zero taksa për biznesin familjar të zejeve. E papranueshme që ne qendrat tona historike, tregtohen mallra importi
, u shpreh ministri Klosi.
Se fundi, ministri Klosi kërkoi që zëri i zejtarëve të jetë i bashkuar në mënyrë që të mbrohet puna e tyre. Nga ana tjetër ai e konsideroi të pafalshme që në pazaret e qyteteve historike të mos ketë prodhime shqiptare.
Tv Klan