Drejtori i teatrit kombëtar Kiço Londo çeli sot sezonin artistik për teatrin. “Tradhëti bashkëshortore” është komedia e cila do të vihet në skenë nga një grup aktorësh të zgjedhur nga trupa stabël e teatrit. Autori i veprës është Geroges Feydeau, i cili i përket periudhë së fundshekullit XIX dhe njihet si një nga më të mirët e Francës pas Molierit të madh.
Jeta e një çifti, e cila përjetohet përmes dyshimit dhe ankthit të tradhëtisë, përbën boshtin e ngjarjeve të cilat vijnë mes të papriturave dhe kurtheve të ndjenjës.
Kiço Londo: “Ajo që do të jetë e veçantë në këtë rivënie është se do të mundohemi së bashku me ekipin e zgjedhur të aktorëve që t’ia shkundim pak pluhurin e kohës veprës.”
Skenografia do të realizohet nga Kristo Cale dhe kostumografia nga Anila Zajmi. /tvklan.al