Kupa e Shqipërisë ka zbuluar të gjithë skuadrat çerekfinaliste. Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo, Vllaznia, Partizani dhe Elbasani janë tetë ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër.

Çiftet në çerekfinale do të vendosen pas një shorti të lirë, që do të hidhet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Ndarja e vazove për shortin

/tvklan.al