Liverpool regjistroi fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke u afruar edhe më shumë me titullin kampion.
Skuadra e Arne Slot triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Bournemouth në transfertë, në sfidën e javës së 24-t.
Dopieta e shënuar nga Salah, i dha triumfin Liverpool-it, që mban kryesimin me 56 pikë, plot 9 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja e thellë e Nottingham ndaj Brighton, me rezultatin 7-0. Triumf me goleadë regjistroi edhe Everton ndaj Leicester, me rezultatin 4-0.
Newcastle u mund 2-1 nga Fulham, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Southampton ndaj Ipswich.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al