Nuk prodhuan fitues dy sfidat e fundit të javës së 23-të në Superligë.
Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1 mes tyre, ashtu siç kishte ndodhur edhe në dy përballjet e kaluara mes tyre.
Jarmouni kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 73-të.
Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 22 pikë.
Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut. Rashica kaloi korçarët në avantazh në minutën e 77-të me penallti, por 8 minuta më vonë Lorran barazoi shifrat me kokë.
Ky barazim e mban Dinamon në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë. /tvklan.al