Superliga shqiptare mbylli javën e 23-të, ku u regjistruan tre barazime.
Nga kjo xhiro, skuadra që përfitoi më shumë ishte Egnatia. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 Bylisin dhe shkëputen në krye me 42 pikë.
Fitore regjistroi edhe Vllaznia ndaj Teutës me rezultatin 3-1, për tu ngjitur në vendin e dytë me 40 pikë.
Katërshja e para plotësohet nga Partizani dhe Dinamo, me nga 39 pikë. Në vendin e pestë renditet Elbasani me 29 pikë.
Në fund lufta për mbijetesën është bërë shumë e fortë. Laçi renditet i gjashti me 24 pikë, po aq sa edhe Bylis i vendit të shtatë.
Me një pikë më pak, Teuta renditet në vendin e tetë. Renditja mbyllet nga Tirana me 22 pikë dhe Skënderbeu me 20 pikë.
/tvklan.al