Ish-sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për ndeshjen çerekfinale të Europianit, mes Spanjës dhe Gjermanisë.

Salihi deklaroi se kombëtarja iberike, është më solide, në të dyja fazat, si në mbrojtje ashtu edhe në mënyrën si sulmojnë.

Sipas tij, Gjermania, ishte e rrëmujshme në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës.

“Spanja është pak më solide dhe më e qartë në çdo sektor. Janë më të qartë. E dinë shumë mirë çfarë duan. E dinë si sulmojnë dhe si mbrohen.

Gjermania edhe në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës, ishte shumë e rrëmujshme. Shumë raste për Danimarkën. Ishin shumë episode, që unë them se nuk janë për një ekip që është solid dhe që shkon deri në fund.

Ndryshon shumë te mënyra sesi një ekip mbron dhe sesi sulmon. Spanja më duket shumë më e qartë në të dyja fazat.”, deklaroi Salihi. /tvklan.al