Në seancën e radhës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, ndaj kryetarit të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika kanë dhënë dëshminë e tyre, Drejtorja Juridike e kësaj Bashkie, njëkohësisht anëtare e KRRT, Anila Çukani si dhe Ardian Musta, gjithashtu anëtarë i këtij Këshilli.
Në dëshminë e saj, Çukani u shpreh se prej 2010-tës, kur ajo ka nisur punën e saj në KRRT asnjë leje nuk ka kaluar pa miratimin e Këshillit Teknik.
Ndërsa anëtari i KRRT-së së kësaj Bashkie që prej vitit 2003, Ardian Musta, deklaroi se sa i përket dosjes që kërkonte ndërtimin në truallin e Gëzim Fetës ai tha se ka votuar pro saj, pasi sipas tij gjithçka ishte në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.
Kryebashkiaku Gjika akuzohet se ka firmosur dy leje ndërtimi për dy godina pa i kaluar më parë në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë.
Pas këtyre dy dëshmive, në gjyq pritet dëshmiae 4 dëshmitarëve të tjerë, në seancën që do të mbëhet më 2 Qershor.
tvklan.al