Kongresi amerikan do të ketë një seancë dëgjimore vetëm për Shqipërinë më datën 20 korrik. Çështjet e zgjedhjeve në vend, situata në sektorët ekonomikë e socialë, si dhe çështja e trafiqeve të paligjshme do të jenë pjesë e raportimeve të të ftuarve nga Shqipëria. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë republikane fatmir mediu i cili do të jetë vetë prezent atje.
Ridvan Bode: “Pjesëmarrja e shoqërisë civile në diskutim të çështjeve të rëndësishme, siç është reforma zgjedhore, e drejta e votës së qytetarëve, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është jashtëzakonisht e rëndësishme.”
Shqipëria do të përfaqësohet në kongresin amerikan me drejtuesin e lëvizjes “MJAFT” Erion Veliaj dhe kyetarin e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve Kreshnik Spahiu me studiuesin Nikolla Pano, ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Osmo Lipponen dhe ambasadorin tonë në Washington Fatos Tarifa. /tvklan.al