Mbajtja e peshës nën kontroll në këto ditë pandemie mund të jetë vërtetë një sfidë e madhe për shumë persona. Izolimi mund të ketë shkaktuar shqetësimin dhe frikën për shtimin në peshë.
Por një rutinë e thjeshtë çdo ditë, mund të bëjë shumë ndryshim në peshën tuaj. Ecja pasi keni konsumuar një vakt konsiderohet mjaft e rëndësishme.
Disa studime tregojnë se ecja për 15 minuta, mund të kontrollojë çdo rritje të papritur të nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Studimet tregojnë se rritja e nivelit të sheqerit në gjak është një nga arsyet pse njerëzit shtojnë në peshë.
Kur ecni për pak kohë, ju lejoni që ushqimi të kalojë pa probleme përmes sistemit të tretjes dhe kjo ndihmon edhe në shpejtimin e procesit të tretjes.
E vetmja gjë që duhet të keni parasysh është se ecja duhet të ndodhë brenda një ore, nga vakti që keni konsumuar.
Këshillohet vetëm ecje dhe jo vrap, për të mos krijuar probleme me procesin e tretjes.
Që rënia në peshë të jetë efektive, duhet të keni parasysh edhe ushqimet që konsumoni dhe sasinë e tyre./tvklan.al