Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pasi ka dalë nga SPAK-u, Kryemadhi ka mbajtur një prononcim për gazetarët ku ka theksuar se tani e tutje nuk do të japë asnjë shpjegim para prokurorëve, por do të flasë vetëm në gjykatë.
Monika Kryemadhi: FIlluam lojën me kungullesha ne dhe prokurorët si 2 palë para gjykatës. Unë tashmë do të vazhdoj të njihem me fashikujt që janë sigurisht të domosdoshme dhe ndërkohë nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë Prokuroria së bashku me ekspertizën finanicare që e kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime. Është një procedurë e gjatë që kërkon durim dhe përfshirje të të gjitha palëve. Tashmë unë nuk flas para prokurorëve, por vetëm në gjykatë. Deklaratat e mia nuk bëhen në Prokurori, por vetëm në gjykatë.
E pyetur lidhur me sulmet e ish-Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se uron që njerëzit që e iluminojnë atë me shpifje të marrin përgjigje në vitin 2025.
Monika Kryemadhi: Unë uroj që të gjithë njerëzit që e iluminojmë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigje në vitin 2025, siç po e marrin disa. Armiq, të gjithë ata që kanë folur kundër Kryemadhit me shpifjet e tyre.
Pyetje: A i referoheni humbjes në zgjedhje?
Monika Kryemadhi: Jo, unë do të bëj maksimumin që opozita të fitojë. Mendoj se çështja e rikthimit të opozitës në pushtet nuk ka të bëjë me individët. Përsa i përket anës tjetër që është shumë më e rëndësishme, të pakapshmit nuk janë gazetarët dhe as ne që nuk kemi qenë në pushtet. Drejtësia ka të bëjë me vendosjen e drejtësisë. Sot shqiptarët paguajnë më shumë. Deri më 11 Maj, shumë gjëra do të ndryshojnë.
Për t’u pyetur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur edhe nëna e deputetes, Fatime Kryemadhi./tvklan.al