Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug ka surprizuar ndjekësit me paraqitjen e tij në filmin e ri.

Ndryshimet e plota të imazhit nuk janë të pazakonta për një aktor të sprovuar si Tatlitug. Aktori 34-vjeçar ka luajtur në dhjetëra role gjatë karrierës së tij, i fundit i të cilëve ishte roli i Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”, transmetuar premierë në Tv Klan.

Në filmin e ri, “Organize Işler 2” (Punë të Organizuara 2), Tatlitug do të luajë rolin e një vagabondi me pseudonimin “Saruhan biondi”. Filmi do të shfaqet në kinema duke filluar nga 4 Janari i vitit 2019.

Lajmin për datën e premierës e dha vetë aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale.

/tvklan.al