Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug në vitin 2016 kurorëzoi në martesë dashurinë e tij disavjeçare me stilisten Bashak Dizer.

Sot stilistja ka ditëlindjen dhe aktori ka vendosur si rrallëherë ta urojë atë publikisht me një dedikim zemre.
“Gëzuar ditëlindjen e dashur! Sa mirë që të kam! Të dua!”, shkruan aktori bashkëngjitur fotos ku shihet duke i dhuruar një puthje në ballë bashkëshortes së tij./tvklan.al