Fundviti i 2016-ës ka qenë i mbushur me bilancet e lamtumirës së artistëve dhe personaliteteve botërore.
Ndërsa nisi me humbjen e papritur të këngëtarit David Bowie në 10 janar, erdhi në prill lajmi i hidhur për Prince, i cili ndërroi jetë pas një mbidoze me ilaçe.
Listës së artistëve që ndërruan jetë në vitin e vështirë 2016, iu shtua edhe këngëtari George Michael.
Në qershor, ikona e sportit te boksit Muhamed Ali, u nda nga jeta, ndërsa ne muajin shtator, Shimon Perez, ish-presidenti izraelit u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare.
Lideri historik i Kubës, Fidel Castro i tha lamtumirë botës në nëntor, por 2016 mori me vete edhe kantautorin e famshëm Leonard Cohen, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.
Ndër figurat më me influence në botë që u ndanë nga jeta në 2016 ishte edhe kritiku letrar, filozofi, gjuhëtari dhe romancieri italian Umberto Eco.
Ndërsa kinemaja botërore humbi një nga regjisorët më të mëdhenj, i cili filmat e tij ia kushtoi vetmisë, iranianit Abas Kiarostami./ TV KLAN