Magjia e festave po ndihet edhe në Vatikan. Në sheshin e Shën Pjetrit u vendos një bredh 29 metra i lartë i marrë nga rajoni i Ledros, në Italinë veriore.

Pema e Krishtlindjes, e marrë nga pyjet e Trentino-s, u zgjodh për lartësinë dhe degët e saj të forta, duke përmbushur standardet ekologjike të Vatikanit, thuhet në një deklarate të lëshuar nga shteti i vogël.

Më 7 Dhjetor kjo pemë do të ndriçohet përpara një audience të madhe ku i pranishëm do të jetë edhe Papa Françesku.

Pema do të qëndrojë në këtë shesh deri më 12 Janar 2025.

Klan News