Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme. Policia e Shtetit nisur nga reshjet e dendura të shiut dhe era e forte apelon për kujdes.

Uniformat blu ndër të tjera kërkojnë moderim të shpejtësisë nga shoferët si dhe këmbësorët të tregojnë kujdes kur kalojnë në rrugë

“Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës. Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të  ujit. Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore. Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit. Mos kryeni parakalime të gabuara. Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë. Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik. Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112,” thotë policia e Shtetit në apelin e saj.

/tvklan.al