Këtë të martë, ngre siparin Liga e Kampioneve, që në këtë sezon të ri, vjen me format të ndryshuar.
Për edicionin 2024-2025 dhe në vazhdim, nuk do të ketë më fazë grupesh, por të gjitha ekipet, do të luajnë në një grup të vetëm.
Në Champions, do të marrin pjesë 36 ekipe, ndryshe nga 32 skuadrat që merrnin pjesë më parë. Nuk do të ketë fazë grupesh, por ekipet do të luajnë 8 ndeshje, me 8 ekipe të ndryshme, 4 sfida në shtëpi dhe 4 në transfertë.
Tetë ekipet e renditura të parat, do të kualifikohen për në fazën e 1/16-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të përballen në “play off” dhe ato që fitojnë, do të kualifikohen më tej.
Në sfidat e mbrëmjes së sotme, spikat padyshim ndeshja mes Milanit dhe Liverpool. Dy ekipe, që kanë bërë histori në Ligën e Kampioneve, do të përballen mes tyre, ku synojnë me çdo kusht fitoren.
Përballje interesante janë edhe Real Madrid-Stuttgart apo edhe Bayern Munich-Dinamo Zgareb.
Më herët, Juventusi përballet për herë të parë në histori me holandezët e PSV dhe Young Boys-Aston Villa. Sfida e fundit, është ajo mes Sporting Lisbona dhe Lille. /tvklan.al