Interi është skuadra e vetme italiane e mbetur në Champions League, pas dështimeve të Milanit, Juventusit, Atalantës dhe Bologna-s.

Zikaltërit përballen me Feyenoord në fazën e 1/8-ve, në një përballje ku italianët vijnë si favoritë.

Kualifikimi më tej, vlen tepër edhe për arkat e Interit. Klubi deri tani ka siguruar 68 milionë Euro, nga ecuria në Ligën e Kampioneve.

Sipas llogarive, në rast të një kalimi në çerekfinale, Interi do të shkonte në shifrën e 100 milionë Eurove.

Këto shifra mund t’i ndihmojnë drejtuesit edhe për merkaton e verës, aty ku priten ndryshime të shumta. /tvklan.al