Charli XCX u ka kërkuar fansave të ndalojnë së kënduari frazën “Taylor Swift ka vdekur” në koncertet e saj.
Thirrje të tilla fansat i kanë bërë në shfaqjen e koncertin e së dielës në São Paulo, Brazil. Me një postim në Instagram, këngëtarja Charli XCX tha se nuk do ta tolerojë më një sjellje të tillë të fansave të saj ndërsa u kërkoi atyre të ndalnin mesazhe të tilla urrejtje.

Fansat kanë spekuluar prej kohësh se Charli dhe Taylor kanë një marrëdhënie jo të mirë me njëra-tjetrën. Idesë së një rivaliteti mes Charli dhe Taylor i shtohen spekulimet se një nga këngët e këngëtares britanike ka të bëjë me vetë yllin e muzikës pop.
Dy këngëtaret më parë kanë patur marrëdhënie të mira. Ishte krijuesja e hitit “Boom Clap” e cila hapi turneun e Swift në 2018.
Klan News