Në koncertin e saj të fundit në Toronto, Taylor Swift mori disa minuta për të folur për 6 nominimet në Grammy dhe për të falenderuar fansat.
“Ju djema bëtë diçka kaq fantastike përgjatë muajve të fundit. E kam fjalën për atë që bëtë duke përqafuar albumin “The Tortured Poets Department”. Më ka lënë pa fjalë sepse ky album ka një domethënie emocionale për mua. E shkrova gjatë turneut Eras.
E shkrova albumin, e realizova duke u përpjekur ta mbaja të fshehur nga ju. Më pas e deklarova dhe po punonim shumë që të realizonim një skenë sekrete të tij, donim t’ju surprizonim vërtet dhe ia dolëm. Ju keni qenë kaq të mirë me gërmimin në këtë album dhe të kuptuarit se çfarë doja të përcillja. Ka qenë java hapëse më e madhe që unë kam pasur ndonjëherë me një album dhe ju e pozicionuar në vend të parë për afro katër muaj”.
🏟️| Taylor talking about fans embracing The Tortured Poets Department, the journey of making it, and being nominated for 6 Grammys 🤍🥹 #TorontoTSTheErasTour pic.twitter.com/tOKKDj2heP
— Taylor Swift Updates 🩶 (@swifferupdates) November 15, 2024
Më tej, Taylor shtoi: “Dhe më e fundit që bëtë sepse gjithçka është një reflektim i drejtpërdrejtë i pasionit që tregoni, ia dolët të nominohej për 6 Grammy. Është kaq e pabesueshme, kështu që faleminderit”.
Taylor është nominuar në 6 kategori në çmimet Grammy. Ceremonia do të mbahet më 2 shkurt 2025 dhe mbetet të shohim sa çmime do të fitojë këngëtarja./tvklan.al