Liga e Konferencës po përdoret nga Chelsea edhe si trampolinë për zbulimin e talentëve të rinj. Blutë e Londrës e kanë thuajse hipotekuar kalimin në raundin tjetër dhe për këtë fakt, sfida kundër Astanës lejon edhe eksperimentet.
Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, tekniku Mareska ka ftuar plot 11 futbollistë të akademisë një rritje e konsiderueshme nga ato të projektuar në fillimin e kompeticionit. Një “lumë” përforcimesh, çka lejon Chelsea edhe për të lënë pushim disa prej futbollistëve të ekipit të parë.
Anglezët kanë grumbulluar 12 pikë në Ligën e Konferencës, teksa kjo zgjedhje është edhe mënyra për të mbledhur forcat në një sezon tepër të ngjeshur. Fakti që Chelsea është në garë për titullin kampion në Premier League e shtynë që të tolerojë deri diku në kompeticionet e Europës.
Transferta kazake ndaj Astanës mbetet një udhëtim tepër i gjatë për skuadrën. Mbi 10 mijë kilometra në total, për të shtuar akoma dhe më shumë lodhjen në një edicion ku Chelsea zbret në fushë thuajse çdo 3 ditë.
Klan News