Armando Broja do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës, me largimin nga Chelsea, që duket i sigurt.

Emri i sulmuesit është lidhur me disa klube, në Angli dhe jo vetëm. Në një kohë, kur përflitet për një kalim të mundshëm të lojtarit te Milani në Itali, në skenë del një tjetër klub.

Nga Anglia, raportojnë se Chelsea e ka ofruar Brojën te skuadra e Leicester City. Klubi londinez, pëlqen shumë mesfushorin Kiernan Dewsbury-Hall dhe dëshiron t’ia afrojë trajnerit Maresca me çdo kusht.

Për ta bërë më të lehtë arritjen e një marrëveshje, Chelsea, ka vendosur të propozojë në shkëmbim tre lojtarë.

Bëhet fjalë për Brojën, Fofana dhe mesfushorin Cesare Casadei, me këtë të fundit që sezonin e kaluar luajti te “dhelprat” si i huazuar.

Në raportimin e “BBC”, thuhet se tre lojtarët hezitojnë të përfshihen në këtë shkëmbim. Sa i përket Brojës, emri i sulmuesit kuqezi, është lidhur edhe me klube si Borussia Dortmund në Gjermani, apo edhe Wolves e West Ham në Premier League. Kjo verë pritet të jetë e nxehtë sa i përket të ardhmes së 22-vjeccarit.


/tvklan.al