Venera Lumani dhe Lind Islami kanë publikuar projektin e tyre të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Ma shumë” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip, ku protagonistë janë dy këngëtarët.

Bëhet fjalë për një këngë dashurie, e cila është mjaft ritmike dhe mund të jetë padyshim një nga hitet e kësaj vere.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Venera dhe Lindi, ndërsa për muzikën Lindi, së bashku me kantautorin e njohur Elgit Doda./tvklan.al