Çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami, në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan folën midis të tjerave edhe për projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga e tyre mban titullon” Larg” dhe është përfunduar në fillim të Marsit. por për shkak të situatës, publikimi i saj u shty për më vonë.
Lind Islami: Në fakt kënga është përfunduar në fillim të Marsit dhe e kishim në plan ta nxirrin sapo e kishim përfunduar, por duke parë situatën që ditët e para ishin shumë kritike dhë nuk e dinim se çfarë do bëhej, vendosëm ta shtyjmë, Por në këtë kohë e vlerësuam të dy që është një dhuratë për gjithë ata që duan pak muzikë.
Ndërsa Venera shprehet se në filllim të lidhjes së tyre, kur jetonin larg njëri-tjetri, Lindi në Tiranë dhe Venera në Shkup kanë ndjerë mall për njëri-tjetrin.
Venera Lumani: Fabula flet për një çift që janë larg njëri tjetrit. Mbase kjo është një periudhë kur unë kam jetuar në Shkup dhe Lindi ishte në Tiranë dhe ndjenim atë mallin për njëri-tjetrin. Kjo ishte diçka shumë e bukur që na ka ndodhur në fillim të lidhjes sonë dhe thamë pse mos e sjelllim./tvklan.al