Blearta me Sovranin, Adelina me Enin dhe Lori me Andrean ishin çiftet konkurrues të episodit të katërt të “Lufta e Nuseve”.
Kanë qenë tri vajzat ato, të cilat shijuan dhe vlerësuan dasmat e njëra-tjetrës, megjithatë fituesja ishte vetëm një.
Të trija vajzat dukeshin mjaft bukur veshur me fustanin e bardhë. Pas përfundimit të të trija dasmave nuset dëgjuan vlerësimet e njëra-tjetrës për secilën nga dasmat dhe çifti që triumfoi ishte Blearta dhe Sovrani.
Blearta dhe Sovrani u shpallën çifti fitues me një total prej 110 pikësh. Në vendin e dytë u rendit çifti Adelina dhe Eni me 100 pikë dhe në vendin e tretë Lori dhe Andrea me 94 pikë.
/tvklan.al