Neuralink është implementuar në një pacient të dytë. Pajisja e dizenjuar nga kompania e Elon Musk u mundëson pacientëve të paralizuar që të përdorin pajisjet dixhitale vetëm përmes mendimit.
Neuralink po e teston pajisjen që ka si qëllim të ndihmojë personat që kanë pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore.
Pacienti i parë ka mundur që përmes saj të luajë videolojëra, të lundrojë në internet, të postojë në rrjetet sociale dhe të lëvizë mausin në laptop.
“Nuk dua që ta lëvdoj, por duket se implementimi i dytë ka shkuar shumë mirë. Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë”, tha Musk në një ‘podcast’.
Kreu i Tesla-s nuk zbuloi se kur u krye ndërhyrja kirurgjikale te pacienti i dytë. Musk kishte njoftuar që në fillim të korrikut për implementimin e radhës. Ai tha se pret që Neuralink të implementohet edhe te 8 pacientë të tjerë për testet klinike.
Pacienti i parë, Noland Arbaugh ka deklaruar se me anë të çipit, atij i duhet vetëm të mendojë çfarë dëshiron që të ndodhë në ekranin e kompjuterit dhe pajisja ia mundëson.
Në fillim ai hasi disa probleme pasi disa prej fije të vogla të ishin tërhequr dhe kjo pakësonte elektrodat që matnin sinjalet e trurit. Reuters raportoi se Neuralink ishte në dijeni të këtij problemi nga testet e zhvilluara te kafshët./tvklan.al