Trajneri për Guardiola e vlerëson kapitenin e Italisë dhe e kërkon në ekip. E ardhmja e Xhanluixhit Donnarumm-ës mund të jetë te Manchester City sezonin e ardhshëm.
Trajneri Pep Guardiola e vlerëson kapitenin e Italisë dhe kërkon që ta ketë atë në skuadër.
Sipas tabloidit “ Daily Express”, tekniku i Citysens e konsideron 25-vjeçarin si pasuesin e Edersonit, i cili është duke negociuar transferimin në Arabinë Saudite.
Vetë Donaruma nuk do t’i thoshte jo kalimit në Premier Ligë, ndërkohë që gjendet në “Park de Prins që nga viti 2021.
Ai është duke negociuar me drejtuesit e klubit parisien rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026.
Marrëdhëniet mes lojtarit dhe klubit janë mjaft të mira, ndërkohë që nga secila palë nuk ka asnjë nxitim për firmën në kontratën e re. Por interesimi nga Siti mund të ndryshojë mendjen e kapitenit të Italisë.
Donaruma paguhet 12 milion euro në një sezon, ndërkohë që kartoni i tij kushton rreth 60 milion euro.
E këto shifra nuk përbëjnë problem për drejtuesit e Manchester City-t, që e vlerësojnë gardianin 25 -vjeçar.
Klan News