Buxheti mund të jetë arsyeja pse shumë udhëtarë të huaj dekurajohen për të nisur pushimet. Revista  sllovene “City Magazine” ka zbuluar dy destinacione ku turistët të kalojnë pushime të paharrueshme pa qenë nevoja për të shpenzuar shumë para.

Shqipëria është një nga destinacionet më të lira ku turistët mund të pushojnë me gjysmën e parave që do të shpenzonit në destinacione më tradicionale si Spanja, Italia apo edhe Kroacia.

Vendi ynë ofron një sërë opsionesh për tu akomoduar, nga hotelet dhe apartamentet deri te vilat luksoze, të gjitha me çmime jashtëzakonisht të përballueshme. Mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë sipas revistës sllovene që shkruan se i njëjti apartament në Kroaci do t’ju kushtojë rreth 1000 Euro, në Itali 1200 Euro, ndërsa në Spanjë rreth 1300 Euro. Kur bëhet fjalë për ushqimin, Shqipëria është zgjedhja e shkëlqyer.

Përveç cmimeve, cilësia e ushqimit në Shqipëri është edhe më e mirë. Jo vetëm kaq, por edhe transporti edhe tarifat e hyrjes në atraksionet turistike në Shqipëri janë shpesh më të lira.

Shqipëria është e lirë edhe në qendrat turistike. Vendi mesdhetar është plot me destinacione të bukura që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv.

Këto destinacione sipas revistës sllovene janë Himara, Dhërmiu, Saranda, Ksamili, Vlora dhe Rradhima që i vlerëson për ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e bukura.

Klan News