Mesfushori la kombëtaren kiliane me 10 lojtarë, fitore me rëndësi për Bolivinë dhe Perunë
Një ndërhyrje e pamenduar e Arturo Vidalit i kushtoi Kilit humbjen me rezultatin 2-0 kundër Ekuadorit në shtëpi. Kombëtarja ekuadoriane i afrohet kualifikimit, ndërsa është në vend të tretë në renditje, 6 pikë më shumë se sa Kolumbia e vendit të katërt.
Mesfushori 34-vjeçar në përpjekje për të kapur topin fluturimthi, goditi në fytyrë kundërshtarin, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq. Në vazhdim, Kili e pati të vështirë që të reagonte dhe ngelet në kuotën e 16 pikëve. Për vendin e katërt që siguron kualifikimin, janë pesë ekipe që luftojnë me një difernecë prej dy pikësh.
Uruguai u mund nga Bolivia me rezultatin 3-0 dhe pësoi humbjen e katërt radhazi, e tani kualifikimi komplikohet.
Kurse Peruja mori tri pikë të rëndësishme kundër Venezuelës dhe shpreson se mund të sigurojë një vend në botërorin Katar 2022.
Klan News