Ishte minuta e 23 e ndeshjes mes ekipit Juventud Bellavista dhe Familia Chocca kur një rrufe goditi fushën. Në fakt shkëndija kapi një prej futbollistëve ndërsa njëkohësisht 8 të tjera u rrezuan përtokë.
Viktima u identifikua si José Hugo de la Cruz Meza, i cili luante si qendërmbrojtës. Veç tij Juan Choca i gjendur fare pranë mbrojtësit është në gjendje kritike për jetën si shkak i djegieve të rënda.
Gjendja e shëndetit të lojtarëve të tjerë të prekur nga rrufeja mbetet ende e paqartë.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:00 në stadiumin një stadium të rajonit Huancayo, në Peru, 3250 metra. Ndeshja po luhej në kushte të rënda atmosferike gjatë një stuhie.
Kjo video amatore kapi momentin e saktë kur rrufeja goditi, duke bërë që lojtarët të shembeshin njëkohësisht në tokë.
Në fakt goditja erdhi vetëm pak sekonda pasi ndeshja u pezullua për shkak të stuhisë, ndërkohë që lojtarët po largoheshin nga fusha.
Mediat lokale raportuan se të plagosurit u transportuan menjëherë në një nga spitalet e qytetit.
Tv Klan
A football player was killed, and five others were injured when lightning struck during a regional tournament in Chilca in a match between two local teams called Juventud Bellavista and Familia Chocca
— DISASTER TRACKER (@DisasterTrackHQ) November 4, 2024
Cañete | Peru 🇵🇪
November 3, 2024#lightning #football #Chilca… pic.twitter.com/QbzeIrBNfc