Çmimi i naftës ka rënë në nivele që nuk ishin parë prej vitit 2002 në një kohë kur kërkesa për “arin e zi” ka rënë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar shkoi në 22.58 Dollarë të hënën. Sipas BBC, ky është çmimi më i ulët që prej Nëntorit të vitit 2002. Çmimet e naftës kanë rënë në më shumë se gjysmën muajt e fundit, për shkak se kompanitë ulën ose mbyllën fare prodhimin.
Në lidhje me uljen e kërkesës, pati një “luftë çmimesh” mes Arabisë Saudite dhe Rusisë gjatë këtij muaji. Kjo erdhi pasi rafineritë në të gjithë botën po prodhonin gjithnjë e më pak naftë të papërpunuar.
Megjithatë ekspertët janë shprehur se kolapsi në kërkesë tashmë është si pasojë e masave të marra për të luftuar përhapjen e koronavirusit./tvklan.al