Shkencëtarët nga universiteti i Basel, në Zvicër, kanë konfirmuar atë që shumica prej nesh e dinë: të pish një gotë birrë të bën më të shoqërueshëm.
Profesor Mathias Liechti shpjegoi: “Megjithëse shumë njerëz e pinë birrën dhe i dine efektet e saj nga eksperienca personale, ka pak të dhëna shkencore për efektet e saj mbi emocionet”.
Dëshira për të qëndruar me të tjerët në një ambient të hapur, ishte më e lartë në grupet që pinin birrë. Gjithashtu tek këta persona ishte më e lartë ndjenja e simpatisë ndaj të tjerëve./tvklan.al