Francisco Conceicao i afruar në fundin e merkatos ka Juventusi, ka bindur menjëherë italianët.

Sulmuesi portugez, u mor në huazim nga Porto, për 7 milionë euro, por te “Zonja e Vjetër”, duan ta mbajnë përtej sezonit aktual.

Sipas asaj që raporton “Sky”, drejtuesit e Juventusit kanë nisur bisedimet me homologët te Porto, për të blerë kartonin e lojtarit.

Conceicao i ka mahnitur të gjithë në Torino, aty ku janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të marrë kartonin e plotë. Palët janë në fazë negociatash dhe marrëveshja mund të mbyllet për rreth 35 milionë euro. /tvklan.al