Edhe kjo verë nuk do të jetë ndryshe për Shqipërinë, sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera pritet që të ketë sërish një dyndje të italianëve.
Në Shqipëri plazhet e bukura nuk mungojnë dhe kjo është arsyeja pse italianët po zgjedhin të pushojnë këtu.
Jo vetëm kaq, por vendi ynë ka kosto të ulët dhe turistët italianë do të mund të kursejnë para. Edhe kjo verë nuk do të jetë ndryshe dhe sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera” pritet që të ketë sërish një dyndje të italianëve drejt vendit tonë.
Ka shumë arsye pse italianët po zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë vitet e fundit: kurioziteti për të vizituar një vend më pak të njohur; afërsia me Italinë dhe fakti që është një destinacion mjaft i lirë në krahasim me çmimet shumë të larta në destinacionet e mbipopulluara me njerëz.
Shqipëria ofron plazhe të bukura dhe të pastra, pamje që të lënë pa frymë, peizazhe pothuajse të pacënuara, një det të mrekullueshëm, kuzhinë të shijshme, jetën e gjallë të natës dhe mikpritje vërtetë të ngrohtë. Vija bregdetare shqiptare shtrihet në 363 kilometra dhe pothuajse të gjitha plazhet janë magjepsëse. Por cilat janë më të bukurat?
Në ndryshim nga mediat e tjera këtë herë si destinacion me plazhet më të bukura është përfshirë edhe Lukova.
Për ekspertët e udhëtimeve dhe përdoruesit e rrjetit social Tik Tok janë Lukova dhe Ksamili, dy vende në Rivierën Shqiptare të cilësuara shpesh “Maldivet e Evropës” ku turistët do të gjejnë plazhe me det të kristaltë.
Klan News