Në një epokë kur kujdesi për veten ka marrë përmasa globale, Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për ndërhyrje estetike sidomos për italianët.

Gazeta më e madhe italiane, Corriere della Sera ka publikuar një artikull për KEIT Day Hospital ku vlerëson standardet e larta dhe profesionalizmin e këtij spitali ditor mbi kirurgjinë estetike.

“Me një sipërfaqe mbi 2,000 metër katrorë, dhe ambiente të cilat ngjasojnë me një anije kozmike, KEIT kryen rreth 4000 operacione në vit duke disponuar një ekip kirurgësh prej 30 vetë ku 28 prej tyre janë italianë”, shkruhet ndër të tjera në të përditshmen italiane Corriere della Sera.

Nuk është hera e parë që mediat italiane flasin për KEIT. Enrico Lucci e ka cilësuar KEIT në vitin 2017 si klinika e perfeksionit në emisionin “Nemo Nessuno Escluso” të Rai 2 ndërkohë që në vitin 2019, Lorella Cuccarini në emisionin “La Vita in Diretta” i kushtoi vëmendje standardit të lartë të kirurgjisë estetike në KEIT me çmime mjaft ekonomike krahasuar me Italinë.

Këtë vit Paolo del Debbio me emisionin “Dritto e Rovescio” në Rete 4 dhe Davide Parenzo në emisionin “L’aria che tira” e kanë prezantuar KEIT si një kompani e suksesshme përtej kufijve.

Jo vetëm Corriere della Sera, por edhe gazeta të tjera të rëndësishme si Il Tempo, La Gazzeta del Mezzogiorno, Roma Today, La Gazzeta del Sud etj, kanë shkruar për KEIT.

Ndër vite KEIT nën drejtimin e Dr. Skerdilajd Faria njihet si qendra më e madhe e kirurgjisë estetike në Europë, duke ofruar shërbime të nivelit të lartë dhe teknologji të avancuar në procedura të ndyshme si: rinoplastika, rimodelimi i barkut apo dhe ai gjoksit, duke nxitur kështu të rinjtë për të parë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Klan News