Turistët e shumtë që po pushojnë në plazhet e jugut kanë vlerësuar detin, çmimet dhe bukuritë që ofron kjo riviere. Vetë Kryeministri Edi Rama ka ndarë përshtypjet e atyre që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit.
“Të gjithë argëtohen këtu dhe e adhuroj ketë. Më pëlqen ky vend kaq mikpritës. Ndihem jashtëzakonisht mirë këtu,” është shprehur një turist.
“Më pëlqen shumë këtu dhe ta mendosh që nuk është as shtrenjte dhe deti është shumë i bukur. Bëmë tur me anije dhe ishte vërtete shumë mirë. Është si në Maldive,” tha një vajzë.
“Deti është shumë i bukur. Në asnjë vend nuk është kaq blu sa këtu,” ka shtuan më tej një turist.
Vizitorët nga vende të ndryshme të botes kanë mbetur të mahnitur edhe në atraksionet historike e kulturore si ai i Butrintit.
“Shumë vende interesante dhe surprizuese. Vendi është në gjendje të mirë krahasuar me vjetërsinë që ka. Le të vazhdojmë ta vizitojmë sa më shumë. Ne kemi 10 ditë, që kemi ardhur këtu dhe jemi shumë të kënaqur që vizituam Shqipërinë. Është një vend shume i bukur,” tha turisti.
Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti sipas shifrave zyrtare, Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj dhe pritshmëritë për muajin Gusht mbeten tepër të mëdha, pasi është muaji që shënon pikun e flukseve turistike.
Klan News