Shqipëria, një perlë e fshehur në Evropën Juglindore që po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor.
Kështu nis një shkrim i revistës së njohur amerikane “Travel And Tour World” për vendin tonë.
Revista e fokusuar tek turizmi thotë se Shqipëria krahasohet shpesh me Maldivet për ujërat e saj mahnitëse të pastëra si kristal dhe plazhet piktoreske.
Shkrimi nënvizon se pavarësisht vijës së saj bregdetare prej 279 miljesh, Shqipëria ka mbetur relativisht nën radarin e shumë turistëve. Megjithatë, kjo do të ndryshojë shpejt për shkak të planeve ambicioze që ka vendi për të tërhequr më shumë vizitorë.
Revista veçon investimet që po bëhen në infrastrukturë siç është aeroporti i Vlorës që do të afrojë më shumë turistët me rivierën e jugut. Revista amerikanë nënvizon se Shqipëria është një destinacion ideal për udhëtarët me buxhet të ulët krahësuar me fqinjët në rajon.
Udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi në hotele do tju kushtojë më pak se në Greqi apo Kroaci, thuhet në shkrimin që u sugjeron lexuesve plazhet e Dhërmiut, Gjipesë, por edhe Ksamilin dhe Sarandën.
Tv Klan