Mjekët: Mbi 94% e rasteve të rënda në spitale janë të pavaksinuar
Mesatarisht 20 qytetarë në 24 orë kanë nevojë për trajtim spitalor në një prej dy spitaleve Covid. Sipas mjekes së Covid 1, Esi Duka të infektuarit me koronavirus neglizhojnë duke qëndruar në shtëpi pa marrë trajtim të specializuar, e më pas situata përkeqësohet.
“Shumica e rasteve janë forma të rëndëa të sëmundjes që kanë qëndruar mbi një javë apo 10 ditë në kushte shtëpie, mbi të cilët janë mjekuar në kushte ambulatore, por një pjesë ndoshta edhe pa marrë mjekim. Një pjesë e rasteve në format e rënda të sëmundjes, prekje e mushkërisë kryesisht, por edhe të organeve të tjera, zemrës, veshkave”.
94% e rasteve te renda në spitale, janë persona të pavaksinuar, ndërsa grupmoshat janë të ndryshme.
“Moshat te ne kanë variuar edhe mbi 20 vjeç por edhe mosha të mëdha mbi 80 vjec. Forma të rënda janë 94-95% të rasteve ku janë pacientë të pavaksinuar që nuk kanë bërë asnjë dozë të vakksinës”.
Mjekja tregon dhe rastet kur duhet që qytetarët t’i drejtohen specialistit për ekzaminimin e duhur, veçanërisht kur kanë probleme me frymëmarrjen.
“Në rast se pacienti ka një histori mbi 5-6 ditore, fillon me temperaturë të lartë dhe paraqet një vështirësi në frymëmarrje, pas një ekzaminimi që është bërë nga mjeku I familjes, meqenëse aty është kontakti i parë i pacientit me mjekun, rezulton që oksigjeni bie nën 90%, kjo është një shenjë alarmi për t’u paraqitur menjëherë në spital”.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen për të shmangur rrezikun nga koronavirusi.
Klan News