Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke blerë një rezidencë në Dubai për shkak të angazhimit të futbollistit me ekipin e Arabisë Saudite.

Prona vlerësohet me një shifër prej 25 milionë eurosh dhe ndodhet në ishullin Jumeirah Bay që njihet edhe si “ishulli i të pasurve” pasi në të qëndrojnë  vetëm milionerët. Çifti me 5 fëmijë planifikon të shpërngulet në të në fund të dhjetorit kur të përfundojnë ndërtimet.

Shtëpia e re e Ronaldo-s dhe Georgina-s menaxhohet nga Palace Luxury Living, një nga firmat më prestigjioze dhe të kërkuara të pasurive të patundshme në Emiratet e Bashkuara.

Shtëpia premton shumë luks dhe rehati. E vendosur në ishullin në trajtën e kalit të detit, ai lidhet me Dubain nga një urë 300-metërshe, vetëm 8 km nga qendra e qytetit.

Jumeirah Bay ofron një  klub privat jahtesh, qendra fitnesi, restorante gourmet dhe klube në plazh. Kjo do t’i lejojë çiftit të shijojnë një jetë shumë private dhe luksoze.

Për momentin, familja e futbollistit është kthyer në Portugali ndërsa Ronaldo ka marrë pjesë në Euro 2024.

/tvklan.al