Rinovimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr duket se është çështje kohe. Lojtari portugez duket se është bindur për të qëndruar në Arabinë Saudite, teksa ka biseduar për kushtet e kontratës së tij të re.
Sipas mediave portugeze, takimi i zhvilluar pak ditë para se Ronaldo të bashkohej me kombëtaren portugeze përfundoi me nota pozitive. Palët janë të sigurta se një marrëveshje do të arrihet së shpejti. Kontrata pritet të zgjatet për të paktën edhe dy sezone, e cila besohet të skadojë pas Botërorit të ardhshëm, ku Ronaldo do ketë festuar ditëlindjen e tij të 41-të.
5 herë fituesi i Topit të Artë e shikon kampionatin e Arabisë Saudite si trampolinë motivuese për të qenë në formë për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë. Me rinovimin e mundshëm të kontratës, Ronaldo synon edhe arritjen e objektivit të 1000 golave në karrierë.
Rekord që për momentin qëndron 94 realizime larg, pasi deri më tani, ai ka realizuar plot 906 herë. Këtë sezon, Ronaldo po përjeton një sezon fantastik në të gjithë kompeticionet. Deri më tani, mes klubit dhe kombëtares, ai ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje, duke dhuruar edhe 3 asiste.
Klan News