Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për këtë javë. Kryetari i grupit, Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
E radhës do të zhvillohet ditën e enjte, 4 Korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.
Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje./tvklan.al