Dëborë aty ku nuk ka rënë kurrë apo thatësirë në vende ku reshjet janë karakteristike jo vetëm në vjeshtë dhe dimër, por edhe në verë, këto janë kapriçot e motit si pasojë e ngrohjes Globale, fenomene që meteorologët i quajnë ngjarje ekstreme të paparashikueshme e të tilla e kanë goditur shumë pellgun e Mesdheut gjatë stinës së dimrit. Ndërsa do të ketë edhe çudi të tjera edhe gjatë verës e cila pritet të jetë tepër e nxehtë.
Tanja Porja: “Që nga dimri i kaluar kemi parë që Spanja, Franca, Italia, Shqipëria dhe lart Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi kanë përjetuar disa episode me sjellje ekstreme të atmosferës. Edhe vera që ne presim të ketë 3-4 episode të të nxehtit afrikan të cilat do të çojnë temperaturat deri në 50 gradë, po themi për jugun e Spanjës dhe nuk është ndonjë çudi që edhe në Shqipëri të shënohet vlera 42, 43 apo dhe 44 gradë celsius ku periudha e verës pritej që të sjellë shumë episode ekstreme të atmosferës që do të thotë, periudhë të tejzgjatura me temperatura shumë të larta, pra që do jenë gjatë valëve të të nxehtit afrikan si edh episode me reshje shumë intensive shiu që do të shkaktojnë përmbytje.”
Sinoptikanët shpjegojnë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, dimri që sapo kaluam ishte i ngrohtë e ndërsa kur mendohej se pranvera po afronte vendi ynë u izolua nga dëbora e dendur./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami