Në mediat britanike vijon jehona e bumit turistik që ka njohur Shqipëria. E fundit është “Daily Express” që në një shkrim të sajën thotë se vendi mahnitës për të huajt me ujëra të kaltër dhe çmime të lira po njeh një rritje masive të popullaritetit.
Shkrimi sjell të dhënat e një shkrimi që ekspertët kanë bërë për kërkimet në Google të qytetarëve britanikë për 250 vende në 12 muajt e fundit ku ata kanë futur fjalët kyçe: “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime”.
Ky hulumtim zbuloi se Shqipëria është ndër destinacionet më “të kërkuara” për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Për fjalët “pushime në Shqipëri” numërohen mestatarisht mbi 37 mijë kërkime në muaj nga britanikët duke lënë pas Spanjën, Portugalinë dhe Islandën.
Tabloidi britanik shkruan se nuk është vështirë të kuptohet pse kjo rritje e popullaritetit për vendin e vogël ballkanik. Në krye të dëshirave të britanikëve janë vendet e ngrohta me diell, që arrihen lehtë dhe me çmime të favorshme. Dhe Shqiëpria i përmbush më së miri të gjitha këto kritere.
“Daily Express” sugjeron jugun me plazhet e Gjipesë, Dhërmiut dhe Vunoit, por pa lanë mënjanë as Ksamilin që krahasohet gjerësisht si “Maldivet e Europës”.
Tv Klan