Shqipëria rekomandohet si një nga perlat e fshehura që premtojnë bukurinë e një vendi pa turma të mëdha vizitorësh. Kështu shkruhet në rreshtat e artikullit më të fundit të Daily Mail ku përmendet vendi ynë.

E përditshmja britanike citon një sondazh online kryer në “Reddit”, për vendet që duhen vizituar këtë vit, nga ku rezulton se Shqipëria është në mesin e 6 destinacioneve.

Plazhet e bukura identifikojnë Shqipërinë se bashku me Bjeshkët e Namuna, që sipas Daily Mail janë një varg spektakolar në veri të Shqipërisë.

E cilësuar si perla e Ballkanit, në shkrim lexuesit ftohen ta vizitojnë Shqipërinë përpara se vendi të preket nga turizmi masiv.

Një hapësirë të posaçme në shkrim zë edhe popullsia, që përshkruhet nga vete turistet si e ngrohtë dhe mikpritëse.

Me plazhe të mahnitshme, destinacioni mesdhetar është super i përballueshëm ofron një mot të ngrohtë dhe të favorshëm shkruhet ndër të tjera në artikull.

Tv Klan