Lajme Arkiva 2003
Fakulteti i Ekonomikut shpalli i pari rezultatet e konkurseve të pranimit në shkollat e larta. Numri maksimal për tu pranuar në këtë fakultet është 812.
75 prej të cilëve me pagesë. Listat e afishuara treguan vetëm pikët e fituara nga çdo konkurrent, por emrat e tyre nuk ishin të renditur sipas pikëve. Ndërsa disa janë të entuziazmuar për pikët e fituara të tjerët heshtin me shpresën se do të arrijnë të futen në fakultet.
Konkurrente: E pashë sa pikë, por nuk e di a kam fituar.
Gazetarja: Sa pikë keni marrë?
Konkurrente: 170.
Gazetarja: Me pikët që keni fituar mendoni se do të hyni?
Konkurrente: Besoj se po.
Gazetarja: Sa keni fituar?
Konkurrente: 87.
Gazetarja: Fitove?
Konkurrent: Jo, jo.
Gazetarja: Sa pikë ke marrë?
Konkurrent: 105.
Dekani Dhori Kule shprehet se këtë vit korrigjimi i testeve ka qenë korrekt dhe është bërë tre herë.
Dhori Kule: Ne bëjmë korrigjim të trefishtë, programi është i tillë, korrigjimi i parë është me kompjuter, në korrigjimin e dyte në qoftë se është bërë ndonjë gabim në të parin kompjuteri të jap sinjal për gabim dhe për siguri bëjmë një korrigjim të tretë. Tashmë kemi siguri absolute. Kemi bërë njoftimin te dera e fakultetit që ata që kanë ankimime do ti presim deri në datën 4 në orën 12:00 do të paraqesin pretendimet e tyre, do të ngrihen komisionet e rivlerësimit dhe në datën 5 në orën 12:00 shpallet lista e fituesve në degët përkatëse.
Konkurrent: Testi ishte më në favor të atyre që kanë mbaruar gjimnazin se sa atyre që kanë mbaruar këtë shkollë, pra nga 20 pyetje ekonomie që ishin, ishte ekonomia e zbatuar jo ekonomia e përgjithshme që zhvillohet në gjimnaz./tvklan.al