Prej orës 9 po pyetet nga hetuesit

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Ai u fut në ambientet e SPAK rreth orës 9 pa avokat dhe mësohet se është thirrur për tu pyetur si person në dijeni të rrethanave të një hetimi.

Ende nuk konfirmohet nga SPAK, dosja për të cilën Gjiknuri për afro 3 orë është duke u pyetur.

Kjo është hera e dytë që ish0ministri paraqitet në SPAK.

Ai ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve në 10 shkurt 2023, siç deklaroi publikisht në atë kohë në cilësinë e kallëzuesit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Klan News