Biznesmeni Damir Fazlliç ka deklaruar se akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria shqiptare ishin te qëllimshme dhe te ngritura nga grupe te caktuara interesi me background politik.

 Shtatë muaj pas zhurmës se madhe mediatike dhe akuzave për pastrim parash, Damir Fazlliç, ka pranuar te rrëfeje çdo skene dhe prapaskene qe sipas tij është punuar me qellim largimin e investimeve te tij nga Shqipëria.

Damir Fazlliç: “Fushata e shpifjes kundra meje është filluar nga drejtori i “Temës” zoti Mero Baze, i cili unë besoj që po bënte kështu në emër të disa grupeve të interesit që donin të largonin investimet e mia në Shqipëri dhe gjithashtu si një mjet për hakmarrje politike.”

Disa dite pas deklarimit zyrtar te prokurorisë se përgjithshme se hetimet ndaj shtetasit Damir Fazlliç janë mbyllur, vete ky i fundit ka mbërritur ne Tirane, ku deklaroi se ndaj gazetarit Mero Baze ka hapur një proces penal ne Gjykatën e Lartë te Anglisë për shpifje.

Damir Fazlliç: “Për këtë arsye e padita zotin Mero Baze në Gjykatën e Lartë të Londrës. Gjithsesi si një rezultat i vendimit të gjykatës, zoti Baze do të duhet të më paguajë 50 mijë paund për akuzimet e tij të pabaza.”

Por biznesmeni anglo-boshnjak, Fazlliç, nuk ka mbetur pa shigjetuar as kreun e akuzës shqiptare, Ina Rama.

Damir Fazlliç: “Sinqerisht shpresoj që çështja ime do t’i vihet si një mësim në kujdes prokurores së përgjithshme, e cila besoj që më ka borxh një ndjesë publike për dëmin e bërë ndaj meje dhe interesave të mi. E pata deklaruar që nga fillimi që të gjitha akuzat kundra meje ishin falsifikime dhe sulme politike të motivuara politikisht. Ia di për nder zyrës së Prokurorisë së Tiranës, të dy prokurorëve në çështje që pavarësisht gjuetisë së shtrigave politike të vënies në skenë kundra meje patën kurajën profesionale dhe integritetin për të qartësuar emrin tim dhe të bëjnë drejtësi. Shpresoj që ajo që mësoi të mos konsumojë më pushtetin dhe të rrijë larg lojërave politike duke respektuar të drejtat ligjore dhe humane të çdokujt duke përfshirë edhe investitorët e huaj dhe bizneset.”

Me ne krahë avokatin e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj, Fazlliç ka deklaruar se ndihet mire qe prokuroria shqiptare pushoi hetimet ndaj tij dhe se ai do te vazhdoje te mbetet mik i ngushtë i shqiptareve, duke vazhduar investimet e tij ne fushën e biznesit.

Damir Fazlliç: “Jam i kënaqur të them se pavarësisht telasheve ekonomike në shumë vende të botës ekonomia e Shqipërisë vazhdon të jetë e fortë dhe ofron shumë mundësi investimi, një fakt që është njohur nga shumë organizata ndërkombëtare”.

Damir Fazlliç u vu nen akuze, rreth 7 muaj me pare. Media e shkruar u mor gjate me lidhjet e  biznesmenit si dhe veprimtarinë e tij private ne Shqipëri.

Prokuroria urdhëroi arrestimin e tij, pikërisht ditën qe Fazlliç u thirr ne Tirane për t’u intervistuar ne emisionin Opinion mbi lidhjet dhe financat e tij, por dhe pse hetimet nisen kryesisht me urdhër te prokurorisë, duke u bazuar vetëm ne disa shkrime gazetash, Damir Fazlliç nuk u mor kurrë i pandehur dhe ndaj tij nuk u ngrit kurrë një akuze ligjore./tvklan.al

Damir Fazlliç: “Lekët asnjëherë nuk ishin transferuar nga Shqipëria. Lekët janë transferuar nga jashtë në Shqipëri nga llogaritë e mia jashtë.”/tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani